E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishin humbur prej disa orësh, gjenden dy barinjtë në Hasturkas, nuk pranojnë evakuimin nga zona e përmbytur

Gjenden disa orë pasi humbën kontaktet me familjarët, dy barinjtë në Hasturkas në Libofshë. Ata nuk pranuan të evakuoheshin pasi kanë deklaruar se kanë 200 krerë lopësh në kullotë.

Autoritetet monitoruan nga afër situatën, ndërsa nisën më herët aksionin e kërkim-shpëtimit.

Në një prononcim për mediat nga Haskturkasi, kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, bëri të ditur se për kërkimin e barinjve do të përdorej fillimisht një dron termik për të përcaktuar vendndodhjen.

“Sapo kemi nisur veprimet për të identifikuar dhe saktësuar vendndodhjen e dy barinjve që ndodheshin në një zonë të hapur me prezencë uji. Ata kanë pasur kontakt deri pak çaste më parë me familjarët e tyre, por për shkak të problemeve me telefonin, aktualisht nuk ka komunikim. Disponojmë dronë termikë dhe dronë për distanca më të konsiderueshme. Nëse do të jetë e nevojshme, do të vendosim në funksion të gjitha kapacitetet, përfshirë helikopterë dhe forcat e ushtrisë, për të garantuar jetën e dy barinjve”, u shpreh kreu i AMC.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›