E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tensionet për aneksim të territorit, Rubio e Vance nesër takim në Uashington me ministrat e jashtëm danez dhe të Groenlandës

Në një zhvillim të ri lidhur me tensionet mbi kontrollin e Grenlandës, sekretari i shtetit amerikan, Marco Rubio, dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, JD Vance, janë planifikuar të diskutojnë çështjen me ministrat e jashtëm danez dhe të Groenlandës, Lars Lokke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt, në një takim të planifikuar për të mërkurën, më 14 janar, në Uashington.

Takimi vjen pas deklaratave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka sugjeruar se SHBA mund të marrë kontrollin e Groenlandës “në një mënyrë ose në tjetrën”, një temë që ka shkaktuar shqetësime të mëdha në Danimarkë dhe në qeverinë e territorit autonom të Grenlandës.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, ka theksuar se kërcënimet e presidentit Trump për të aneksuar Grenlandën janë një shqetësim të madh për aleancën perëndimore dhe bashkëpunimin brenda NATO-s.

“Nëse amerikanët na tregojnë se po i kthejnë shpinën aleancës perëndimore, atëherë gjithçka do të ndalet,” ka thënë ajo.

Përveç takimit të nivelit të lartë në Uashington, ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, ka njoftuar se do të zhvillojë një takim të veçantë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar çështje të sigurisë në Arktik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›