E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kishte përndjekur një shtetase dhe tentoi ta marrë me forcë në makinë/ Arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Një 32-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”.

32-vjeçari kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e kishte përndjekur 1 vit e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari kishte goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren, dhe ishte larguar.

Ngjarja ndodhi në ambientet e jashtme të një karburanti.

32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Operacioni u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›