Klasat e nënta nisin provimet, testimi i parë i zhvilluar sot, është ai i Gjuhës Shqipe

Paralelisht me provimet e Maturës Shtetërore, po testohen edhe 28 mijë nxënës të klasave të nënta.
Provimi i parë është ai i Gjuhës Shqipe, për të cilin shumica e nxënësve shprehen të sigurtë dhe optimistë për rezultate të larta.
Pas testit të parë, nxënësit do të vijojnë me provimin e Matematikës në datën 25 qershor, ndërsa cikli do të mbyllet me Gjuhën e Huaj me 30 qershor.
Testimet zhvillohen paradite dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërkohë nxënësit e pakicave kombëtare do të testohen edhe në gjuhën e tyre amtare ditën e nesërme më 20 qershor./vizionplus.tv