Klos- Vijojnë kërkimet për të riun që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas aksidentit me makinë, të angazhuara Forcat e Armatosura

Kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë po vijojnë pa ndërprerje.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bën me dije se polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar në operacion, duke kontrolluar çdo metër terreni me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara.
Zona e kërkimit shtrihet nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit.
“Kërkimet nuk ndalen në Klos. Me përkushtim maksimal, polumbarët e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 efektivë të Forcave të Armatosura po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e të riut që dyshohet se u mor nga rrjedha e lumit Mat pas një aksidenti me makinë.
Me ndihmën e dronëve dhe pajisjeve të specializuara, çdo metër terreni po kontrollohet, nga ura e Darsës në Klos deri në bashkinë e Matit. Shpresojmë në një përfundim sa më të shpejtë të operacionit”, shkruan Vengu.
/rtsh.al/