Rrëshqitjet masive të dheut bllokojnë rrugën në fshatin Bashaj të Selenicës, banorët mundohen ta hapin vetë

Mbetur të izoluar që nga mëngjesi i së premtes, banorët e fshatit Bashaj në Selenicë kanë nisur vetë një aksion për të hapur një rrugë kalimi për këmbësorët. Një ditë më parë, prefektura dhe forcat xheniere kishin inspektuar zonën dhe kishin sugjeruar përdorimin e një rruge të vjetër alternative për të shkuar në fshat.
Por banorët e konsiderojnë këtë zgjidhje të pamundur, pasi rrit distancën me mbi 10 kilometra dhe e bën udhëtimin të lodhshëm. Forcat xhenio paralajmërojnë se hapja e rrugës aktuale mbetet e pasigurt, pasi mund të shkaktojë shembje dhe shkarje të tjera.
Megjithatë, vendosmëria e banorëve është e madhe dhe ata po krijojnë një kalim emergjent për të mos mbetur të izoluar, duke treguar vetëorganizim dhe bashkëpunim në një situatë të vështirë.
/rtsh.al/