E Enjte, 5 Nëntor 2026

Koçiu: Forcim i mbrojtjes së të drejtave të njeriut

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti në një takim drejtoreshën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Sirpa Rautio.

Gjatë takimit Koçiu dhe Rautio diskutuan mbi angazhimet e përbashkëta për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

“Fokusi ynë është që në procesin e integrimit në BE të adresojmë me seriozitet çdo sfidë për përmbushjen e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut”, tha Koçiu.

Drejtuesja e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore (FRA), Sirpa Rautio, po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri. Ditën e sotme Rautio u takua edhe me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca me të cilën diskutoi mbi sfidat e Shqipërisë në fushën e të drejtave të njeriut.

1 nga 4

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›