Koçiu: Pesëvjeçari mbyll me sukses ciklin e trajtimit me kimioterapi

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu solli sot në Ditën Botërore të Shëndetit, rastin e Islamit, 5-vjeçar, i cili ka përfunduar me sukses ciklin e trajtimit me kimioterapi.
“Në Ditën Botërore të Shëndetit, çdo sukses i vogël na kujton se çdo përpjekje ka vlerë kur bëhet për të shpëtuar jetë”, thekson Koçiu në një postim në rrjetet sociale.
“Islam vetëm 5 vjeç, ka përfunduar me sukses ciklin e trajtimit me kimioterapi, pasi ishte diagnostikuar me Granulomë eozinofilike të vertebrave të kolonës. Sot, ai shënoi fitoren e madhe duke trokitur kambanën e fitores në shërbimin e Onkohematologjisë Pediatrike, një simbol i guximit, forcës dhe shpresës”, shkroi Koçiu.
Ministrja Koçiu shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor të Onkopediatrise në QSUNT.
/a.f//r.e/