E Martë, 3 Nëntor 2026

GREQI – Mitsotakis: Duhet një përgjigje evropiane ndaj tarifave të presidentit Trump

ATHINË, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Duhet të kemi një reagim unik dhe efektiv nga të 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në lidhje me tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ne jemi të gatshëm të përballemi me sfida të reja, duke respektuar angazhimet e bëra ndaj qytetarëve dhe duke qëndruar në rrugën e stabilitetit fiskal”, sqaroi Mitsotakis.

Lidhur me produktet greke si vaji i ullirit dhe djathi ”feta”, Mitsotakis tha se “ato nuk janë mallra që prodhohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për këtë arsye për mendimin tim nuk ka kuptim të vendosen tarifa për këto produkte’’.

Eksportet drejt Shteteve të Bashkuara përfaqësojnë afërsisht 4% të totalit të eksporteve të Greqisë.

“Ne do të luftojmë për të mbrojtur interesat kombëtare sepse nuk e dimë se si do të reagojnë Shtetet e Bashkuara’’, premtoi Mitsotakis duke pranuar se ai po mbante të ulët  pritshmërinë për negociata./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›