E Martë, 3 Nëntor 2026

Koçiu në spitalin e ri të Krujës: Qendër moderne në shërbim të mbi 85 mijë banorëve


TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Spitali Bashkiak “Stefan Gjoni” në Krujë është tashmë një qendër moderne shëndetësore në shërbim të mbi 85 mijë banorëve dhe 6 njësive administrative. pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamjet nga punimet që janë bërë për rikonstruksionin e spitalit, duke theksuar se transformimi sjell një qendër moderne për mbi 85 mijë banorë.

“Transformimi në Spitalin “Stefan Gjoni” në Krujë sjell një qendër moderne për mbi 85 mijë banorë, me infrastrukturë të re, shërbime më efikase dhe urgjencë me teknologji bashkëkohore. Një tjetër hap drejt Shëndetësia 2030 me kujdes cilësor dhe pranë qytetarëve”, shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pa nga afër investimin në spitalin e Krujës ku u takua edhe me punonjës të strukturës shëndetësore. Ajo e cilësoi spitalin një tjetër investim të rëndësishëm për kujdesin shëndetësor më pranë qytetarëve si një qendër moderne shëndetësore në shërbim të mbi 85 mijë banorëve dhe 6 njësive administrative.

Spitali i ri i Krujës ka kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.

Në spitalin e ri të Krujës ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës.

Pas përfundimit të punimeve, sipas ministres Koçiu, kjo strukturë ofron: Infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për pacientët; Riorganizim të shërbimeve spitalore për më shumë efikasitet; Urgjencë e pajisur me sistem bashkëkohor pritjeje dhe triazhimi.

/m.q/j.p/

1 nga 9

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›