E Martë, 3 Nëntor 2026

Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, koncert në Durrës

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura solli në sheshin “Liria”, në Durrës koncertin “Turizëm përmes tingujve”, duke interpretuar vepra shqiptare dhe ndërkombëtare.

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ndau në rrjete sociale, pamje nga koncerti i veçantë që përcolli një atmosferë festive në qytetin bregdetar të Durrësit që këtë sezon veror është mbushur nga vizitorët vendas dhe turistët e huaj.

Sako tha se, nisma synon të promovojë turizmin dhe kulturën përmes muzikës, si pjesë e një kalendari artistik në mbarë vendin.

Koncerti u mirëprit ngrohtësisht nga publiku, i cili përjetoi nga afër një komunikim të drejtpërdrejtë mes muzikës dhe qytetit.

Ky event u zhvillua në kuadër të projektit të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe synon të sjellë pikëtakime kulturore në qytetet turistike të Shqipërisë. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›