Koçiu pret ministret belge të Drejtësisë dhe Migracionit: Partneritet i ngushtë në përballjen me sfidat

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, priti sot në një takim dy ministre të Qeverisë belge: znj. Annelies Verlinden, Ministre e Drejtësisë, dhe znj. Anneleen Van Bossuyt, Ministre e Azilit dhe Migracionit.
Gjatë takimit, Koçiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Belgjikës, duke e cilësuar si “dëshmi e besimit dhe partneritetit të ngushtë që na bashkon në përballjen me sfidat si lufta kundër krimit të organizuar, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal dhe menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit.”
Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë e Belgjikës është dëshmi e besimit dhe partneritetit të ngushtë që na bashkon në përballjen me sfidat si lufta kundër krimit të organizuar, sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive me burim kriminal dhe menaxhimi i qëndrueshëm i migracionit.
Ministrja Koçiu u shprehu mirënjohjen dy ministreve të qeverisë belge, për mbështetjen dhe besimin e tyre të vazhdueshëm ndaj Shqipërisë.
“Mbetemi të vendosur për të vijuar këtë partneritet të frytshëm, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e rezultateve të përbashkëta në shërbim të sigurisë për qytetarët tanë”, u shpreh Koçiu në postimin në rrjetet sociale.
/rtsh.al/