E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina, Gjykata lë në burg 4 anëtarët e dyshuar të grupit

Mbeten në burg edhe 4 pjestarët e tjerë të dyshuar të grupit kriminal, të cilët u arrestuan gjatë aksionit të policisë ‘’Xibraka’’. Në një seancë me dyer të mbyllura Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë duke vendosur “arrest me burg” për dy vëllezërit Arjan dhe Kelmend Dalipi, Gentjan Gjonajn dhe Sajmir Batkun.

Një ditë më parë mbetën në ‘’arrest me burg’’ edhe 5 pjestarët e tjerë të dyshuar, mes të cilëve edhe nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha, Ilir Hyseni, Kastriot Imeri dhe dy kolumbianët Cezar Avila dhe Walther Moreno.

Menjëherë pas dhënies së masës së sigurisë, avokati i Ermal Hoxhës, Asad Hadëraj ka deklaruar se klienti i tij pranon se i ka shoqëruar dy kolumbianët, por ka qenë vetëm taksisti i tyre.’’Po, I ka shoqëruar dy kolumbianët. Çdonjëri nga ne mund të shoqërojë persona për interesa ekonomike. Ai ka shoqëruar dy kolumbianët, ata e kanë paguar si taksist. Ne do të ndjekim shkallët e gjykimit. Ermal Hoxha s’ka makinë të tijën, nuk ka lëvizur me Ferrari nëpër Tiranë, është i papunë, i pashtëpi, është me qira. Klienti im nuk e pranon akuzën sepse nuk ka kryer vepër penale. Me makinën e vëllait të tij i ka shoqëruar kolumbianët’’, reagoi avokati i Ermal Hoxhës.

Gjatë operacionit të emërtuar ‘’Xibraka’’ u sekuestruan 121 kilogramë drogë, ku rreth 100 kilogramë ishte kokainë e përzier, 18 kilogramë kokainë e pastër dhe 3 kilogramë kokainë e papërpunuar, si dhe 3 deri në 4 ton përzierës. Godina, në brendësi të së cilës ndodhej edhe laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit, ishte kamufluar si magazinë e bimëve mediciale.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›