E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina në portin e Durrësit/ Dyshohet se droga u trafikua nga grupi i Gert Gjinararit në Belgjikë

37 pakot me kokainë të kapura në Portin e Durrësit të hënën dyshohet se i përkasin një grupi kriminal ku bën pjesë Gert Gjenerali. Ndërkohë që në Durrës u kap lënda narkotike, në Belgjikë Gert Gjeneralit iu komunikua një tjetër akuzë si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë.

Pas një hetimi 1 vjecar, autoritetet Belge lëshuan disa masa sigurie ndërkohë që më parë kishin rënë në gjurmët e një 48 vjeccari që kishte lidhje me Gert Gjeneralin. Sipas hetimeve 48-vjeccari dyshohet të jetë ndërmjetësi mes grupeve nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, duke përfshirë edhe nëpërmjet portit të Antverpit, dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe Australia.

Ngarkesa prej 41 kilogramë kokainë që u kap në Durrës dyshohet se I përket këtij grupi dhe të ketë një vlerë prej 2 milion eurosh. Lënda narkotike ka kaluar në disa porte dhe është transferuar nga një anije në tjetrën përpara se të mbërrinte në Durrës. Bëhet fjalë për një itinerar detar që ka zgjatur rreth 38 ditë dhe ka përfshirë katër shtete, Brazilin, Marokun, Greqinë dhe në fund Shqipërinë.

Në kapakët e jashtëm të kontenjerit u gjetën 37 pakot me kokainë të veshura me ngjyra të ndryshme dhe që destionacion kishin Tiranën për tu shpërndarë më pas. Policia ka identifikuar 4 persona që dyshon se do të merrnin ngarkesën e kokainës.

Ndërkohë pjesë e këtij grupi Gert Gjenerali i arrestuar në qershor në Belgjike kërkohej nga autoritetet shqiptare për vrasjen e Naim Zyberit dhe është i dënuar me burgim të përjetshëm.

LEXO EDHE: Goditet banda e drogës në Belgjikë, tetë të arrestuar/ Lidhja e grupit me Gert “Gjeneralin”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›