E Diel, 1 Nëntor 2026

Neutralizohet vatra e zjarrit në fshatin Andon Poçi të Gjirokastrës

Vatra e zjarrit në hyrje të fshatit Andon Poçi është neutralizuar nga shërbimi zjarrfikës i Drejtorisë MZSH Gjirokastër.

Zjarri, i cili ishte i përmasave të mëdha dhe për shkak të përhapjes dhe afërsisë me zonën e banuar paraqiste rrezik për banesat dhe një fabrikë uji pranë vatrës, u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Vatra është neutralizuar, ndërsa situata vijon të monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›