Kolegji Zgjedhor miraton projektvendimet për zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Kolegji Zgjedhor Gjyqësor pranoi sot kërkesëpadinë e bërë nga Partia Socialiste ndaj Komisionit Rregullator në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.
Kolegji Zgjedhor vendosi miratimin e projektvendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve si më poshtë:
Afatet proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë: Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025, me ndryshimet e propozuara në seancë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pjesë përbërëse e këtij vendimi;
Disa karakteristika teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkitë: Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025;
Përdorimit të pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë: Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025;
Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit tё Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë: Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025.
Konkretisht, afatet e propozuara nga KQZ parashikojnë 16 tetorin si data e fundit për regjistrimin e partive si edhe komitetet për kandidatët e pavarur.
“Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 24 orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda 24 orëve nga kthimi për plotësim. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miraton kërkesat për regjistrim brenda 24 orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.
Njoftim Vendimarrje e KZGJ Partia Socialiste e Shqiperise 07.10.2025
/gj.m//r.e/a.f/