Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme të “play-off”-it të Botërorit 2026

TIRANË, 25 mars/ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026 që do të luhet në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy”.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Polonisë.
Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
/r.e/