Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj Jordanisë në “Air Albania”

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Jordanisë që do të luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.
Kuqezinjtë zhvilluan një seancë të plotë stërvitore nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Jordanisë.
Atmosfera brenda grupit është shumë e mirë dhe pozitive.
FSHF njofton se, biletat për ndeshjen e nesërme, Shqipëri – Jordani, janë në shitje online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.
1 nga 2/gj.m/j.p/