E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA – Presidenti Trump fton Zelensky në Uashington

UASHINGTON, 13 tetor /ATSH/ – Presidenti  amerikan Donald Trump ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington për bisedime këtë javë, pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, sipas “The Washington  Post”.

Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Olha Stefanishyna, konfirmoi se Zelensky ka marrë një “ftesë zyrtare për të vizituar Shtetet e Bashkuara  të  Amerikës  për një takim”.

Ambasada nuk zbuloi ditën e takimit ose kohën kur u dërgua ftesa, por disa media raportuan se takimi pritet të zhvillohet të premten.

Ky zhvillim vjen pas disa  bisedave telefonike midis Zelensky dhe Trump të shtunën dhe dje.

“Dje ramë dakord  për një sërë temash për t’i diskutuar sot, dhe përfunduam të gjitha aspektet e situatës: mbrojtjen e jetës në vendin tonë, forcimin e kapaciteteve në mbrojtjen ajrore, qëndrueshmëri dhe aftësi me distancë të gjatë”, tha Zelensky.

“Diskutuam gjithashtu shumë detaje që lidhen me sektorin e energjisë”.

Ukraina ka sulmuar sektorin energjetik të Rusisë,  i cili, sipas ekspertëve, është burimi kryesor i financimit të luftës kundër Kievit. Sulmet kanë rezultuar efektive, duke rritur presionin mbi ekonominë ruse.

Ky takim do të jetë hera e parë që Trump dhe Zelensky takohet personalisht që nga samiti i tyre në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.

“Presidenti Trump është mirë i informuar për gjithçka që po ndodh”, tha Zelensky. “Ramë dakord  të vazhdojmë dialogun, dhe ekipet tona po bëjnë përgatitjet. Faleminderit”!

Zelensky  është takuar më parë me parë Trump në Shtëpinë e Bardhë më 18 gusht 2025. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›