E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në orën 20:45, në “San Marino Stadium”.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, ekipi kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike. Ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion është Klisman Cake, i cili vijon rikuperimin. Gjendja e tij po përmirësohet dhe, sipas parashikimeve, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndërkohë, me ekipin Kombëtar nuk do të udhëtojë portieri Simon Simoni, i cili do t’i bashkohet Kombëtares U-21, që ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt San Marinos. Në orën 19:00, do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Rolando Maran dhe një lojtari të Kombëtares.

1 nga 6

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›