E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kombëtarja në sulm me Broja-Manaj-Uzuni

Përfaqësuesja kuqezi do të zbresë në orën 20:45 në stadiumin Dubočica(Leskovac) për ndeshjen me Serbinë, trajneri Silvinjo ka zgjedhur 11 të besuarit e tij, që do të nisin sfidën nga minuta e parë.

Një sulm me tre lojtarë, Broja-Manaj-Uzuni, ndërkohë që mesfusha formohet nga Shehu, Asllani dhe Laçi. Në mbrojtje janë Hysaj, Ajeti, Gjimshiti e Mitaj, ndërsa porta i është besuar Strakoshës.

Formacioni i kuqezinjve përballë Serbisë

Strakosha

Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj

Shehu, Asllani, Laçi

Broja, Manaj, Uzuni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›