E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme vendore- PS, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet”, partitë e para që regjistrohen zyrtarisht. Dorëzojnë kërkesën në KQZ

Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar janë subjektet e para politike që dorëzuan kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Ndërkohë PD, edhe pse nuk ka kandidatë të vetë, por do të mbështesë kandidatë të pavarur, ka dorëzuar anëtarët e saj për Komisionet Zonale Zgjedhore.

Sipas shortit të hedhur disa ditë më parë, PS propozon 3 anëtarë për KZAZ, PD 2 dhe PL 1. PD do të ketë gjithashtu numërues në Qendrat e Votimit.

Zgjedhjet e pjesshme vendore në bashkitë Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë do të mbahen më 9 nëntor. Ndërkohë, për Tiranën Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, teksa KQZ njoftoi më pas ndërprerjen e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë bashki.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›