Kamionë me ndihma kalojnë kufirin Rafah drejt Gazës
Të dielën në mëngjes janë parë kamionë me ndihma humanitare duke mbërritur në pikën kufitare Rafah, që lidh Gazën jugore me Egjiptin.
Kjo lëvizje vjen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, e cila parashikon rritjen e ndihmave që hyjnë në territorin palestinez.
Sipas kushteve të armëpushimit dhe marrëveshjes për lirimin e pengjeve, sasia e ndihmës që hyn në Gaza duhet të rritet, por Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i tha BBC-së të shtunën se një numër i madh kamionësh me ndihma “nuk kishin hyrë ende” në Gaza, duke raportuar vetëm dy deri në tre kamionë që hyjnë në territor çdo ditë.
Nuk ka ende të dhëna të sakta mbi numrin e kamionëve që kanë hyrë në Gazën jugore që prej hyrjes në fuqi të armëpushimit të premten.
/rtsh.al/