E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisioneri në Pogradec kallëzon në polici: Jam goditur brenda qendrës së votimit

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Një komisioner në Pogradec ka kallëzuar se është goditur brenda ambienteve të qendrës së votimit.

Policia informoi paraprakisht se “rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T”.

“Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit”, njoftoi policia.

Sipas policisë “në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/m.q/ /a.g/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›