E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Komisioni Europian: Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, SPAK ka dhënë rezultate pozitive në hetimet e nivelit të lartë

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar pavarësinë e SPAK dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në raportin e siguruar nga gazetarja e Vizion Plus Mola Luku thuhet se korrupsioni mbetet një sfidë reale.

Pjesë nga progresraporti:

Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit.

Reklamë

SPAK vlerësohet për pavarësinë e treguar dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Megjithatë, korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.

Komisioni kërkon:

– Më shumë vendime gjyqësore të formës së prerë në çështjet e korrupsionit të profilit të lartë.

– Sekuestrim dhe konfiskim përfundimtar të pasurive që burojnë nga korrupsioni.

– Më shumë referime proaktive nga institucionet shtetërore drejt prokurorisë.

– Verifikim më efektiv të deklarimeve të pasurisë dhe konflikteve të interesit.

– Zbatim të masave parandaluese në sektorët me rrezik të lartë korrupsioni.

– Forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›