E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i posaçëm për reformën territoriale propozon heqjen e barazisë dhe vetos

Komisioni i posaçëm për reformën territoriale u mblodh së fundmi dhe vendosi të propozojë seancës plenare ndryshimin e projektvendimit për mënyrën e funksionimit të komisionit. Sipas propozimit, parashikohet heqja e barazi në përfaqësimin politik dhe e të drejtës së vetos.

Mazhoranca argumenton se me këtë vendim zhbllokohet veprimtaria e komisionit, e cila kishte mbetur pezull për shkak të bojkotit të opozitës.

Ky ndryshim reflekton zbatimin e propozimit të kryeministrit, i diskutuar më parë në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS, duke transformuar mënyrën e funksionimit të komisionit nga një strukturë bipartizane në një format të ri, sipas iniciativës së shumicës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›