E Martë, 3 Nëntor 2026

Komiteti menaxhimit të Zonave të Mbrojtura – Menaxhimi i mbetjeve në fokus të institucioneve

Infrastruktura dhe menaxhimi i mbetjeve janë 2 problematikat më të mëdha që prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni referoi në mbledhjen e komitetit të menaxhimit të Zonave të Mbrojtura.

“Ne kemi hasur në disa vështirësi duke pasur parasysh dhe infrastrukturën e dobët që nuk kemi pasur, një cilësi të shërbimit turistik, të guidave turistike. Një pikë shumë e rëndësishme që duhet të jetë prioritet në njësitë e vetëqeverisjes vendore po ashtu kjo në bashkëpunim me zonat e mbrojtura është dhe mbrojtja e mjedisit”, tha prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni.

Daniel Pirushi, drejtore e përgjithshme e zonave të mbrojtura tregon mbi ligjin e ri I cili ka për qëllim një menaxhim më të mirë të këtyre territoreve.

“E gjithë propagandash me ndryshimet thelbësore janë vetëm axhustime për sa i përket legjislacionit ndërkombëtar dhe saktësimin për sa i përket mbivendosjeve te akteve”, tha Drejtoresha e  përgjithshme ADZM, Daniel Pirushi.

Zonat e mbrojtura në qarkun Shkodër vitin e shkuar u vizituan nga 370 mijë turistë. Numër i cili pritet të jetë më I rritur këtë sezon turistik duke nisur nga Velipoja e deri në Theth.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›