E Diel, 1 Nëntor 2026

Komplikacionet e virozave, pacientë me probleme respiratore marrin trajtim në repartin e Pneumo-Ftiziatrisë

Virozat e stinës kanë sjellë pasoja të dukshme në shëndetin e qytetarëve, duke shkaktuar në disa raste komplikacione serioze që kanë kërkuar trajtim spitalor.

Shefi i shërbmit të Pneumo-Ftiziatrisë raporton rritje të numrit të pacientëve me probleme respiratore, të cilët janë paraqitur për ndihmë në repartin e pneumoftiziatrisë.

Sipas tij, simptomat më të shpeshta kanë qenë temperaturë e lartë, kollë e vazhdueshme, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në disa raste, gjendja e pacientëve është përkeqësuar, duke çuar në infeksione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe komplikacione pulmonare.

“Shumë komplikacione dhe shumë shtrime për shkak të kalimit të këtyre virozave, sidomos te të sëmurët me komplikacione pulmonare. Por këto viroza kanë shkaktuar edhe pneumoni të rënda. Tani, në mars, kemi një ulje për shkak të uljes së pikut të virozave”, tha Samuel Kristo, shef i Shërbimit të Pneumo-Ftiziatrisë, Korçë.

Kristo thekson se grupet më të rrezikuara mbeten të moshuarit, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike. Ndaj apelon për kujdes të shtuar, shmangie të ambienteve të mbipopulluara dhe konsultim të menjëhershëm me mjekun në rast përkeqësimi të simptomave.

Gazetare: G.  Manushi 

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›