E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Komploti terrorist që goditi koncertet e Taylor Swift kthehet në dokumentar, pritet të publikohet në 2027

Këngëtarja e njohur ndërkombëtare Taylor Swift para dy viteve është detyruar të anulojë koncertet e turneut të saj “Eras Tour” në Vjenë, pas zbulimit të një komploti terrorist që synonte të vriste dhjetëra mijëra njerëz. Sipas raportimeve ngjarja do të jetë në qendër të një dokumentari të ri. 

Dokumentari do të titullohet “Taylor Sëift ëien” i cili po realizohet nën drejtimin e regjisorëve Andreas Pichler dhe Veronika Kaserer, ndërsa pritet të shfaqet premierë në tetor të vitit 2027. Pas transmetimit të parë në televizionin gjerman ZDF, dokumentari do të shpërndahet edhe në tregun ndërkombëtar.

Lajmi vjen disa muaj pasi njëri prej të dyshuarve, i identifikuar vetëm si Beran A., u dënua me 15 vjet burg për planifikimin e një sulmi ndaj fansave të Taylor Sëift, në stadiumin Ernst Happel dhe përreth tij. Pikërisht aty këngëtarja ishte planifikuar të mbante tri koncerte të turneut “Eras Tour”, në gusht të vitit 2024.

Sipas hetimeve, i dyshuari kishte planifikuar t’i sulmonte fansat me thika ose eksplozivë të improvizuar. Me ndihmën e inteligjencës amerikane, autoritetet austriake arritën ta arrestonin atë dhe dy të dyshuar të tjerë të lidhur me komplotin, përpara se sulmet të realizoheshin. Megjithatë, koncertet u anuluan si masë parandaluese për të garantuar sigurinë publike.

Kjo është njëra nga tri temat kryesore që do të trajtojë dokumentari. Sipas përshkrimit të tij, “Taylor Sëift ëien” do të vërë në kontrast komunitetet ekstremiste dhe mizogjene në internet, ku bënin pjesë të dyshuarit, me “botën gjithëpërfshirëse dhe fuqizuese të fansave të Sëift”, të njohur si “Sëifties”.

Pavarësisht anulimit të koncerteve, shumë prej fansave u mblodhën në rrugët e Vjenës për të kënduar këngët e artistes, për të shkëmbyer byzylykë miqësie dhe për të gjetur mbështetje te njëri-tjetri, përballë një ngjarjeje që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

“Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues”, kishte shkruar Sëift në një deklaratë të publikuar në Instagram, disa javë pas arrestimeve.

“Arsyeja e anulimit më mbushi me një ndjenjë të re frike dhe me një faj të jashtëzakonshëm, sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të merrnin pjesë në ato koncerte. Por isha gjithashtu jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj autoriteteve, sepse falë tyre, po përjetonim dhimbjen e anulimit të koncerteve dhe jo humbjen e jetëve. Më dha shpresë dashuria dhe uniteti që pashë te fansat, të cilët u bashkuan me njëri-tjetrin”, ishte shprehur këngëtarja.

Lajme të Sugjeruara

Nga pastor në shofer autobusi në Disney World, 51-vjeçari rrëfen ndryshimin që i transformoi jetën: Më në fund jam i lumtur

Nga pastor në shofer autobusi në Disney World, 51-vjeçari rrëfen ndryshimin që i transformoi jetën: Më në fund jam i lumtur

33 vite diferencë në moshë, moderatori italian konfirmon romancën me 32-vjeçaren: Jam shumë i lumtur

33 vite diferencë në moshë, moderatori italian konfirmon romancën me 32-vjeçaren: Jam shumë i lumtur

Franca në alarm për protestat e së shtunës, 70 mijë policë dhe xhandarë në rrugë

Franca në alarm për protestat e së shtunës, 70 mijë policë dhe xhandarë në rrugë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›