Kompromisi PS-PD për reformën zgjedhore: Barazi dhe përfaqësim i partive të vogla

TIRANË– Mazhoranca dhe opozita duket se kanë gjetur konsensusin për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhores. Pas premtimit të socialistëve në seancën plenare të 16 tetorit në Kuvend për numër anëtarësh të barabartë në komision.
Me konsensusin e arritur mes PS dhe PD ofrohet barazi reale për shumicën dhe pakicën në komision, por gjithashtu do të përfaqësohen edhe partitë e vogla që nuk kanë formuar dot grupe parlamentare.
Palët kanë gjetur një zgjidhje për PSD-në e Tom Doshit që “ishte kthyer ne molle sherri”. PS kërkonte një vend në anën e opozitës për PSD-në, por PD refuzonte duke thënë se Tom Doshi historikisht ka votuar pro Ramës dhe kjo nuk ishte barazi reale.