E Diel, 1 Nëntor 2026

GJKKO shtyn kërkesën për lirimin e Lefter Kokës

GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i proceduar dhe akuzuar nga SPAK për dosjet e inceneratorëve, kërkon lirimin nga qelia. Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirimin të menjëhershëm dhe shuarje të masës së sigurisë, duke pretenduar se ka kaluar afati 3-vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.

Ndërkohë, GJKKO e ka shtyrë kërkesën e mbrojtësve të Kokës, të bazuar në nenin 263 pika6/C e Kodit të Procedurës Penale, e ka shtyrë më 24 Tetor.

Në Korrik të këtij viti, ish-ministri fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për Inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Në vendimin e gjyqtarit Xhevdet Lika, thuhet se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepra të tjera penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›