E Diel, 1 Nëntor 2026

Koncerti i Kanye West, performanca që do të trondisë gjithë rajonin

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja kujtoi edhe një herë për artdashësit, koncertin e YE – Kanye West, në Tiranë.

“Për herë të parë në histori, Ye vjen në Shqipëri për një spektakël gjigant ONE-NIGHT-ONLY që pritet të trondisë gjithë rajonin”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Koncerti i datës 11 korrik 2026 do ta kthejë Tiranën në epiqendrën evropiane të muzikës, showbiz-it dhe kulturës me një superproduksion monumental, skenë gjigande, teknologji immersive dhe një eksperiencë që shkon përtej çdo koncerti të parë më parë në Shqipëri.

Ndërkohë ka nisur puna për ndërtimin e “Eagle Stadium”, stadiumi i cili po ngrihet enkas për këtë event në Kashar, pranë aksit Tiranë-Durrës. Stadiumi do të mirëpresë rreth 60.000 spektatorë nga Shqipëria, rajoni e bota.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›