Koncerti spektakolar i Kanye West, Rama: 80 kombësi ka rreth asaj vatre

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Tirana priti sonte një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop botërore, Kanye West. Reperi amerikan, i njohur edhe me emrin artistik Ye, performoi në koncertin në “Eagle Stadium”, një stadium i përkohshëm i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet përgjatë aksit Tiranë–Durrës dhe që pritet të mbledhë dhjetëra mijëra fansa.
Këngëtari nisi të performojë në orën 21:15 minuta, duke ndezur skenën. Gjatë performancës, artisti solli në repertor hitet që e kanë shoqëruar ndër vite, ndërsa publiku e shoqëroi me këngë dhe duartrokitje gjatë gjithë mbrëmjes.
Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga koncerti me pamje spektakolare të skenës dhe mijëra fansave që kanë mbushur zonën e krijuar enkas. “80 kombësi ka rreth asaj vatre”, shkroi Kryeministri Rama krahas pamjeve. Koncerti pati skenografi të veçantë, efekte vizuale dhe ndriçim spektakolar, duke u dhëntë fansave dhe turistëve të ardhur enksa nga e gjithë bota eksperiencë unike ku vëmendjen e tërhoqi skena glob. Më herët reperi i famshëm Kanye West, pas mbërritjes në Tiranë e prit në Kryeministri nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.