E Martë, 3 Nëntor 2026

Konferenca IX Mbarëkombëtare e Arkivistikës në Kalabri, ruajtje dhe promovim veprimtarisë arkivore

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Në qytetin Shën Mitër në Kalabri, Itali u organizua sot  Konferenca IX Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Në këtë konferencë morën pjesë arkivistë, studiues dhe përfaqësues institucionesh nga mbarë hapësira shqiptare. Përgjatë ditës u mbajtën kumtesa shkencore, u zhvillua një panel i posaçëm për trashëgiminë gjuhësore dhe kulturore të komunitetit arbëresh. Kjo konferencë, tashmë e kthyer në një traditë vjetore, është një platformë e çmuar për ruajtjen, promovimin dhe koordinimin e veprimtarisë arkivore në rang kombëtar. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në një postim në rrjetet sociale falënderoi komunën e Shën Mitrit, e cila me mikpritjen, bashkëpunimin dhe mbështetjen konkrete e bëri të mundur organizimin e këtij aktiviteti. “Pa përkushtimin e tyre, kjo ngjarje nuk do të kishte marrë formën që meritoi”, theksoi DPA. DPA falënderoi gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit për energjinë dhe kontributin e tyre në forcimin e urave të bashkëpunimit për arkivat kombëtare. 1 nga 9 /k.s/ /a.g/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›