BERLIN – Merz: Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore

BERLIN, 15 qershor /ATSH-AFP/ – Kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi sot se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore.
”Ai e tha këtë gjatë një takimi me sulltanin e Omanit”, tha zëdhënësi i qeverisë në Berlin.
”Në të njëjtën kohë, Merz theksoi angazhimin e tij, të ndarë me atë të sulltanit, Haitham bin Tarik al-Said, për të parandaluar një zgjerim të konfliktit përmes përpjekjeve diplomatike”, shtoi zëdhënësi Stefan Kornelius në një deklaratë./ a.jor.