Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër

TIRANË, 23 dhjetor /ATSH/ Prokuroria e Gjirokastrës konfiskoi 3 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit D.A, të cilat nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme.
Konkretisht me kërkesë të prokurorisë u konfiskuan karburant, biznese, troje, banesa e magazina.
Kërkesa për konfiskim erdhi në kuadër të hetimit pasuror të vitit 2019 dhe u konfiskuan 6 pasuri të llojit “Truall”, 3 pasuri të llojit “Magazinë”, 1 pasuri e llojit “Arë”, 1 banesë, 1 karburant, 1 pasuri e llojit “Ndërtesë e zyrave dy-katëshe”, 1 lokal, 1 pasuria e llojit “Vendroje”, 1 pasuri e llojit “Nyje betoni” dhe një pasuri e llojit “Vend afrimi i materialeve të ngurta”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për hetimin me prioritet të procedimeve pasurore si dhe për sekuestrimin/konfiskimin e pasurive në zbatim të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe Korrupsionit nëpërmjet Masave Parandaluese Kundër Pasurisë”.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grupveprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre.
/m.q/a.f/