E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfiskohen pasuritë e Taullaut/ Vendimi nga Gjykata e Fierit, pronat i kalojnë shtetit

Pas gati 1 vit nga sekuestrimi i 4 pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të Saimir Taullaut në Lushnjë,

Gjykata e Shkallës së parë në Fier  ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Saimir Taullaut, duke urdhëruar kalimin e këtyre pasurive në favor të shtetit.

Gjyqtari Vjadimir Cjapi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar konfiskimin e disa pronave dhe ambienteve të shërbimit në Lushnjë,  si edhe të tre apartamenteve në Tiranë.

Vendimi nuk është i formës së prerë dhe pala e prekur ka mundësinë që ta animojë.

Taullau rezulton i dënuar për tregti heroinë në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›