Reshje me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në jugperëndim dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s. Valëzimi në det i forcës 4-6ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër |
4/12 | Diell re shi |
Kukës |
1/9 | Diell re shi |
Lezhë |
3/13 | Diell re shi |
Dibër |
-2/8 | Diell re shi |
Durrës |
8/16 | Diell re shi |
Tiranë |
6/17 | Diell re |
Elbasan |
4/17 | Diell re |
Berat |
3/17 | Diell re |
Vlorë |
8/16 | Diell re shi |
Korçë |
-2/8 | Diell re |
Gjirokastër |
4/14 | Diell re shi |
Sarandë |
7/16 | Diell re shi |