Konflikt familjar në Maliq! Bashkëshorti dhunon gruan, daja i saj merr hak, arrestohen të dy

Një konflikt i ashpër familjar ka përfunduar me dy arrestime në qytetin e Maliqit. Policia e Korçës bëri me dije se shërbimet e Komisariatit lokal vunë në pranga në flagrancë shtetasit G. Xh., 36 vjeç, dhe M. A., 41 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, ngjarja nisi pasi 36-vjeçari ushroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në përpjekje për të ndërhyrë, daja i gruas, shtetasi M. A., e goditi dhëndrin, duke agravuar edhe më tej situatën.
Të dy personat u shoqëruan në komisariat dhe tashmë po përballen me akuza për dhunë në marrëdhënie familjare.
Burime policore bëjnë me dije se vetëm gjatë këtij viti, në zonën juglindore të vendit janë regjistruar dhjetëra raste të ngjashme të dhunës në familje, duke e kthyer këtë fenomen në një shqetësim të thellë për komunitetin dhe institucionet. Policia apelon për ndërgjegjësim dhe bashkëpunim për parandalimin e këtyre rasteve.
/vizionplus.tv