E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarre në Fier dhe Kavajë! Arrestohen 4 persona, flakët përfshijnë toka bujqësore, pemëtore dhe një banesë

Policia ka arrestuar katër persona në Fier dhe Kavajë për zjarrvënie të qëllimshme apo nga pakujdesia, që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe pemëtore.

Në Fier, 41-vjeçari J. S. u kap në flagrancë duke ndezur zjarr pranë urës së fshatit Hoxharë e Vjetër, ku flakët dogjën një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Ndërsa në Peqinaj dhe Zhabjak, u arrestuan F. P., R. M. dhe J. M., të cilët gjatë djegies së mbeturinave në tokat e tyre, humbën kontrollin mbi flakët, duke shkaktuar djegien e pemë frutore dhe një banese të pabanuar.

Policia apelon për shmangien e zjarrvënieve dhe paralajmëron ndëshkime ligjore për çdo shkelës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›