E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfliktet në PS, Shkurti: Pse Spiropali nuk i ka bërë reagimet kur ishte në qeveri, por nga Facebook

Analisti Armir Shkurti tha se Spiropali duhet të kishte reaguar për problemet që e shqetësonin brenda PS që kur ishte në Kuvend, jo nga rrjetet sociale.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai nënvizoi se PS paska pasur një lider ku ka frymë frike, dhe kjo duhet të ishte thënë që në forume.

Pjesë nga biseda:

Shkurti: Me çfarë kontributi u bë ministre e Jashtme dhe kryetare e Kuvendit? Në momentin që i hiqet ky privilegj, reagon në Facebook.

Myslymi: Ramën e kanë irrituar grimacat, reagimet dhe nënqeshjet që ka bërë Spiropali gjatë kohës që flisnin kolegët e saj.

Shkurti: Pse nuk i ka bërë këto reagime kur ishte në qeveri? PS paska pasur një lider ku ka frymë frike, dhe kjo nuk thuhet në forume, por në Facebook.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›