E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti me Iranin-Trump: Populli amerikan dëshiron fundin e luftës dhe ushtria amerikane të kthehet në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se populli amerikan dëshiron që lufta të përfundojë shpejt dhe ushtria amerikane të kthehet në shtëpi.

Duke folur me gazetarët në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë gjatë eventit tradicional të “Easter Egg Roll”, Trump tha se “ne po i shkatërrojmë iranianët… dhe ata thjesht nuk duan të pranojnë dorëzimin. Por ata do ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë, nuk do të kenë më ura, nuk do të kenë centrale elektrike, nuk do të kenë asgjë.”

Ai përsëriti kërcënimin e një dite më parë se nëse Irani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit deri të martën, SHBA do të godasë infrastrukturën kritike iraniane.

Trump shtoi se “fatkeqësisht, populli amerikan dëshiron të na shohë duke u kthyer në shtëpi. Po të varej nga unë, do ta mbaja naftën dhe do të fitonim shumë para.”

Ai theksoi se “nafta është aty për t’u marrë” dhe se SHBA mund ta bënte këtë lehtë, por opinioni publik amerikan nuk ka durim për një qëndrim të gjatë ushtarak.

Trump sugjeroi gjithashtu se, nëse do të qëndronin, do të mund të “kujdeseshin më mirë për popullin iranian” se sa regjimi aktual.

Irani ka kufizuar trafikun në Ngushticën e Hormuzit (përmes së cilës kalon rreth 1/5 e naftës botërore), çka ka çuar në rritje të çmimeve të naftës.

Trump ka dhënë afat deri të martën për hapjen e ngushticës, duke kërcënuar me goditje të mëdha nëse nuk ndodh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›