Konflikti në Lindjen e Mesme-Sulm me dronë ndaj trupave britanike dhe amerikane

Një numër dronësh goditën mbrëmë një bazë në Erbil, në veri të Irakut, ku ndodhen trupat britanike ashtu edhe ato amerikane.
Disa nga personeli i amerikanëve kanë mbetur të plagosur, ndërsa gjenerallejtënant Nick Perry tha se nuk ka viktima britanike në sulmin e mbrëmjes së kaluar dhe se plagosjet e amerikanëve janë “asgjë shumë serioze”.
Ky sulm vjen në mes të tensioneve të larta në rajon, me sulme të lidhura me Iranin ose grupet e mbështetura nga ai kundër bazave perëndimore në Irak, ku forcat britanike arritën të rrëzojnë dy dronë, por disa të tjerë arritën të godasin bazën.
/rtsh.al/