E Martë, 3 Nëntor 2026

Konkurentët përballë televotimit, surpriza sonte nga “Ferma” dhe “të dënuarit” në ishull

Ferma Vip është shfaqur spektakolare në këtë rrugëtim tetë javor sfidues dhe unik, e ndërsa afrohet finalja e madhe, fermerët nuk i shpëtojnë dot llogaritjeve.

Të ndarë sërish në dy fronte, fshat dhe ishull, të gjithë konkurentët gjenden përballë gjykimit të publikut në një televotim të dyfishtë. Rezultati do të bëhet i ditur gjatë mbrëmjes së sotme prime duke nisur nga ora 21 në ekranin e Vizion Plus.

Cilët do të jenë dy personazhet më pak të preferuar që do të përballen në sfidën e eliminimit dhe kush do të rikthehet në garë pas aventurës në Arameras, Ditea Berisha apo Gledis Gegaj?

Të dy ish-konkurentët, gjatë kësaj jave kanë shfrytëzuar thjeshtësinë e jetës buzë detit Jon e duket se kanë ndërtuar një raport më emocional mes tyre. Mjaftueshëm kohë për të komunikuar e po ashtu për të rimenduar strategjinë e lojës, nëse do t’i bashkohen sërish fermës Vip. Ndersa fermerët klasikë, nuk i kanë lënë ditët pa shfrytëzuar, për strategji, përpjekje, rritje veprimesh, apo edhe aleanca momenti.

Ndërkohë, gjatë spektaklit sot në mbrëmje priten edhe surpriza, a do të ketë hyrje të reja sikurëse është paralajmëruar? Të tjerë konkurentë apo ambasadorë të agait në fermë për një kohë të caktuar? Edhe kjo mbetet për t’u parë ndërsa paralelisht vijojnë sfidat dhe përgatitjet për koncertin “Ferma në festë”.

Këngëtarë apo jo, angazhimi i të gjithëve ka qënë serioz pavarësisht vështirësive. Sikurëse i keni ndjekur në çdo orë të ditë-natës në dy kanalet e dedikuara të platformës digjitale Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, provat kanë qënë argëtuese po aq sa edhe kurioziteti për produktin final. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›