Konstituohet komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Në mbledhjen që u zhvillua sot, nën drejtimin e kryetares Anila Denaj, u mbajt takimi i parë i Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm.
Në fjalën e saj, Denaj theksoi se ky komision mbulon një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë energjinë, burimet natyrore dhe biodiversitetin, infrastrukturën, industrinë dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtinë, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Kryetarja prezantoi përbërjen e komisionit, duke njoftuar dy zëvendëskryetarët, sekretarin dhe anëtarët e tjerë të tij.
Gjatë mbledhjes, anëtarët diskutuan për planin e punës dhe agjendën që do të ndjekë komisioni në periudhën në vijim, duke vendosur prioritetet dhe fushat kryesore të fokusit.
Ky komision pritet të luajë një rol kyç në hartimin dhe monitorimin e politikave të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit në vend.
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Foto Andrin Hoxh... 1 nga 9/r.e/a.f/