E Hënë, 2 Nëntor 2026

Emergjencat Civile, trajnim të përbashkët me FSK-në dhe FA të Turqisë

TIRANË, 30 shtator /ATSH/ 12 efektivë të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC), në bashkëpunim me kolegë të Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimeve për Kërkim-Shpëtimin dhe atyre të Turqisë, kanë zhvilluar trajnimin e avancuar të Kërkim-Shpëtimit në zonat Urbane.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, ky trajnim kishte qëllim përforcimin e aftësive reaguese në rast të fatkeqësive natyrore dhe njerëzore.

MM thekson se, Komanda Mbështetëse synon të ndërtoje kapacitetet e duhura njerëzore, profesionistë të aftë për të ndërhyrë në rast të Emergjencave Civile brenda vendit, por dhe si pjesë e mekanizmave ndërkombëtare.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›