E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsullata greke në “shtëpi” të re, Gerapetritis: Ndryshimi i kufijve i takon të kaluarës. Hasani: Bashkë, për integrimin

Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë nga kjo e hënë do të ushtrojë aktivitetin e saj diplomatik në një godinë të re, e cila në fakt përfaqëson një kthim në histori. Bëhet fjalë për ndërtesën ku në vitin 1936 ka qenë e vendosur konsullata greke dhe ku ka shërbyer poeti dhe diplomati i njohur Jorgos Seferis.

Ministri i Jashtëm grek u shpreh se Shqipëria dhe Greqia tani i japin prioritetet stabilitetetit, duke shtuar se politikat e ndryshimit të kufijve  i përkasin tashmë së kaluarës.

“Në botën e sotme sfidat që përballen liria janë të shumta. Nga ana jonë kujdesemi të forcojmë miqësinë e mirë. Si vende fqinj Shqipëria e Greqia u japin rëndësi stabilitetit, jo vetëm marrëdhënies bilaterale. Politikat e ndryshimit të kufijve i takojnë të kaluarës. Ashtu si do shkruante Jorgo Seferis, të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk i interesojnë njeriu”, tha George Gerapetritis, ministri i Jashtëm i Greqisë.

Diplomati grek gjithashtu vlerësoi punën e homologut të  tij Igli Hasani në këtë drejtim.

“Prezenca jote Igli tejcon mesazh të rëndësishëm, ti e di çfarë do të thotë minoritet, e di rëndësinë që i jep Greqia dhe ne nuk bëjmë hap mbrapa. Prezenca jote ka ndihmuar në përparimin e dy vendeve. Për këtë të falënderoj. Sot në Korçë minoriteti grek na bashkon, dhe vazhdon të përbëjë një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi midis dy popujve tanë”, tha George Gerapetritis, ministri i Jashtëm i Greqisë.

Ministri Hasani nga ana e tij theksoi  se mbështetja e Greqisë ka qenë dhe mbetet thelbësore për Shqipërinë sidomos në rrugën drejt BE.

“Kjo frymë e re materializohet në dialog të rregullt politik, projekte të reja, për minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi, të cilat janë ura të gjalla për vendet tona. Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE ka qenë dhe  është thelbësore. Ne presim një vletrësim të drejtë dhe objektiv  të progresit që kemi bërë më rrugën e reofrmave dhe standardeve europaine”, tha ministri Hasani.

Rinovimi i kësaj konsullate do të shërbejë sidomos si një  pikë referimi për shkëmbime kulturore dhe afrim me qytetarët.

“Kjo do jetë një urë e gjallë bashkëpunimi. Sot kemi mundësi të ndërtojmë partneritet të ri të mbështetur mbi potencial.  Nga Korça le të përcjellin se fqinjësia e mirë janë themeli për një të ardhme më të mirë për popujt tanë. Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë”, theksoi ministri Hasani.

Ndërtesa e rikthyer në funksion pritet të hapë zyrtarisht dyert për qytetarët në ditët në vijim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›