E Martë, 3 Nëntor 2026

Konsultime për konstituimin e Kuvendit, Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Osmanit

PRISHTINË, 13 maj/ATSH/ Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim të enjten.

Ajo pas dështimit të 15-të të zgjedhjes së trupave të legjislativit, tha se në takimin e ftuar nga Osmani ndaj liderëve të partive parlamentare për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë, duhet të diskutohet konstituimi i Kuvendit, e jo që zyra e të parës së vendit të përdoret për marrëveshje politike.

Duke folur për dërgimin në Kushtetuese të ndryshimit të mënyrës së  votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Kusari-Lila tha se mënyra sesi ishte shkruar kërkesa nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ishte e tillë që mund të mos jetë e pranueshme nga Kushtetuesja. /KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›