E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kontrabandonte pjesë automjetesh-Arrestohet në Morinë 48-vjeçari nga Kosova

Një 48-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si B. M., është arrestuar nga Policia Kufitare e Morinë për kontrabandë pjesësh automjetesh.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, u gjetën dhe u sekuestruan pjesë automjetesh pa fatura shoqëruese, të cilat ai dyshohet se synonte t’i kontrabandonte për t’i shitur në Shqipëri. Automjeti i përdorur u sekuestrua gjithashtu.

B. M. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, dhe çështja iu referua Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin B. M.  Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pjesë të ndryshme automjetesh, pa fatura shoqëruese, të cilat ky shtetas tentoi t’i kontrabandonte në Shqipëri, për t’i këmbyer/shitur. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›