Kontrata e Lobimit në SHBA. Ekspertja zgjedhore: E vërteta do të mësohet vetëm vitin e ardhshëm

Eksperte zgjedhore e KRIIK (Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara), Antuela Male, e ftuar në Quo avdis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka folur për kontratën e lobimit të PD në SHBA.
Ajo tha se për sa kohë kontrata është sqaruar nga zoti Berisha që nuk ka lidhje me zgjedhjet e këtij viti, nuk ka pse të sqarohet menjëherë në KQZ.
Sipas saj e vërteta e kontratës dhe çfarë ka brenda saj, kush janë donatorët do të mësohet vetëm vitin e ardhshëm, kur partitë politike të depozitojnë raportin vjetor të financave.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mund që kontrata mos të deklarohet fare në KQZ?
Male: Jo, nuk mundet.
Borakaj: Deklarimi që duhet të bëjnë forcat politike në KQZ duhet deri në 60 ditë.
Male: Berisha sqaroi se kontrata nuk ka për objekt zgjedhjete këtij viti. Çdo parti politike është e detyruar të pasqytrojë në KQZ raportin e fushatës zgjedhore. Lidhur me financat vketore për dfinacat poilitike vepron ligji për financat. Në rastin për ligjin e partive ato duhet të depozitojnë në KQZ raportin financiar vjetor, asetet që çdo parti ka dhe aktivitetin zgjedhor. Ky raport auditohet përmes ekspertëve të KQZ. Nëse një audit shkon në PD ai mund të kërojë kontratën në fjalë, të gjithë donatorët dhe këat duhet të jenë të ligjshëm, shetas shqiptarë, të respektojnë nëj tavn.
Borakaj: Sa është?
Male: 1 milionë lekë të reja. Pra çdo shtetas në SHBA nuk mund të dhurojë më shumë se 10 mijë dollarë për PD-në. PD nëse është një subjekt që ka kaluar paratë në llgarinë e saj do të duhet të depozitojë në KQZ deklarata e të gjithë donatorëve. Nëse kjo është diçka që nuk lidhet me procesin zgjedhor vertetohet vetëm në vitin 2026.